Rreth EuroFarma

Eurofarma T&Q Tolica, e themeluar në vitin 1993, është një nga depot farmaceutike private më të vjetra dhe më të besueshme në Shqipëri. Me mbi tre dekada eksperiencë, ne ofrojmë barna të certifikuara, pajisje mjekësore dhe produkte dermokozmetike të standardeve më të larta, duke shërbyer si partner strategjik për farmacitë dhe institucionet shëndetësore në mbarë vendin.

Përmes partneriteteve ekskluzive me marka si EPSILON HEALTH, BABÉ LABORATORIOS, LABORATORIOS ORDESA, AMOENA & EllenWille, Bioearthsnack, LABORATORIOS VIR DHE ARAMA NATURAL, ne sjellim produkte inovative që plotësojnë një gamë të gjerë nevojash, nga kujdesi farmaceutik dhe mjekësor, deri tek produktet estetike dhe ushqimet e shëndetshme.

Eurofarma është një partner i besueshëm që kontribuon çdo ditë në përmirësimin e cilësisë së jetës për qindra mijëra njerëz në Shqipëri dhe më gjerë.

Ne besojmë se shëndeti dhe mirëqenia vijnë nga cilësia, prandaj çdo produkt që ofrojmë përzgjedhet me standardet më të larta ndërkombëtare.

Misioni

Misioni ynë është të sigurojmë furnizim të vazhdueshëm dhe të besueshëm me barna të çertifikuara nga vendet e Bashkimit Evropian si pajisje mjekësore dhe produkte derkozmetike, duke mbështetur farmacitë, spitalet dhe institucionet shëndetësore në ofrimin e kujdesit cilësor për pacientët. Përmes partneriteteve ekskluzive ndërkombëtare dhe standardeve më të larta të kontrollit, ne garantojmë që çdo produkt të sjellë vlerë reale për shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit.

Vizioni

Vizioni ynë është të bëhemi zgjedhja e parë dhe më e besueshme në Shqipëri dhe rajon për kujdesin shëndetesor.

Pse të zgjedhësh Eurofarma?

  • Shpejtësi dhe siguri: Dorëzim i shpejtë dhe i garantuar i produkteve.
  • Ekskluzivitete ndërkombëtare: Partneritete me kompani lider në botë.
  • Besueshmëri e provuar: 30+ vite eksperiencë në treg.
  • Mbështetje e dedikuar: Shërbim i personalizuar për farmacitë dhe institucionet.

Përfshirja rajonale

Duke parë përtej kufijve, Eurofarma ka zgjeruar aktivitetin e saj në Kosovë që prej vitit 2023, duke sjellë për herë të parë në tregun fqinj standardet shqiptare të cilësisë dhe besueshmërisë.

Ky hap shënon vetëm fillimin e një strategjie afatgjatë për konsolidimin e pranisë sonë në Ballkan. Me brandet ekskluzive që përfaqësojmë: BABÉ, ORDESA, VIR, Amoena & EllenWille, Bioearthsnack, Epsilon Health, ARAMA NATURAL.

Ne synojmë të ndërtojmë partneritete rajonale të qëndrueshme dhe të kontribuojmë në zhvillimin e një tregu farmaceutik modern dhe transparent.

Objektivi ynë është që Eurofarma të jetë një urë bashkëpunimi mes Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë, duke sjellë inovacion, siguri dhe përkujdesje për shëndetin në gjithë rajonin.

Historia jonë

1993

Historia jonë nis në vitin 1993, kur Eurofarma u themelua si një nga depot e para farmaceutike private në Shqipëri. Që prej ditës së parë, synimi ynë ka qenë të sjellim produkte të sigurta dhe të çertifikuara, duke fituar shpejt besimin e farmacive dhe institucioneve shëndetësore në mbarë vendin.

1994

Në vitin 1994, Eurofarma u regjistrua pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe nisi pjesëmarrjen në tendera kombëtarë, ku cilësia dhe korrektësia jonë u shquan si standart dallues. Falë këtij përkushtimi, kompania u rrit gradualisht duke ndërtuar një rrjet shpërndarjeje që sot mbulon pjesën më të madhe të tregut farmaceutik shqiptar.

Standardi

Për më shumë se tre dekada kemi investuar në teknologji moderne, në sisteme logjistike efikase dhe në trajnimin e stafit, për të garantuar furnizim të shpejtë e të sigurt. Eurofarma punon sipas standardeve të GDP (Good Distribution Practice), duke siguruar që çdo produkt të ruhet dhe të transportohet në kushte optimale deri në destinacion.

Ditët e sotme

Sot, Eurofarma është më shumë se një depo farmaceutike: është një partner i qëndrueshëm për farmacitë, spitalet dhe klinikat në Shqipëri dhe Kosovë. Me brandet ekskluzive që përfaqësojmë dhe me besimin e fituar ndër vite, ne vazhdojmë të kontribuojmë çdo ditë në ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor.

Partnerët tanë

Ne bashkëpunojmë me marka të njohura ndërkombëtare për t’ju sjellë produkte farmaceutike, kozmetike dhe kujdesi personal me cilësi të garantuar.

Kategoritë e Produkteve

Kategoritë tona të produkteve e bëjnë më të thjeshtë gjetjen e asaj që kërkon.